Flash News

E-TJERA

Mafia shqiptare shënjestron prokurorin belg: 1 milion euro për "kokën" e Moinil

Mafia shqiptare shënjestron prokurorin belg: 1 milion euro për

Policia belge ka kryer 18 kontrolle në Bruksel dhe Leuven, duke çuar në arrestimin e tetë personave në kuadër të një hetimi mbi një komplot për të vrarë prokurorin belg Julien Moinil. Të arrestuarit aktualisht po merren në pyetje, ndërsa gjyqtari hetues pritet të vendosë nëse do të dërgohen në paraburgim.

Komploti për atentat, i zbuluar në korrik, u konsiderua shumë serioz. Autoritetet ngritën nivelin e kërcënimit ndaj prokurorit në shkallën katër, nivelin më të lartë të sigurisë në Belgjikë, dhe vendosën masa të forta mbrojtëse.

Pak ditë më parë mediat investigative ndërkombëtare raportuan se për kokën e prokurorit belg mafia shqiptare kishte vënë një çmim prej 1 milion euro.

Burime pranë hetimit pohojnë se të dyshuarit kryesorë kanë precedentë penalë për trafik të organizuar droge dhe besohet se veprojnë brenda botës kriminale shqiptare. Zërat se kërcënimi vinte nga mjedisi i drogës qarkullonin prej muajsh, pasi Moinil ka rritur ndjeshëm presionin ndaj grupeve të trafikut në Belgjikë.

Prokuroria belge thekson se hetimi po vazhdon dhe për momentin “nuk mund të konfirmohet apo hidhet poshtë komploti për atentat”, por arrestimet e sotme forcojnë pistën e hakmarrjes nga rrjetet kriminale shqiptare.

Kjo nuk është hera e parë që prokurori Moinil përballet me kërcënime serioze. Ai ka qenë nën mbrojtje edhe më herët, përfshirë një rast kur dyshohej se një grup kriminal kishte punësuar një vrasës me pagesë, si dhe gjatë “rastit Encro”, ku sipas mediave belge, ishte vendosur një kontratë prej 1 milion eurosh për ta eliminuar.

Të fundit