Flash News

E-TJERA

Magazina me d*ogë dhe armë në Korçë, arrestohen 6 persona, mes tyre edhe gra

Magazina me d*ogë dhe armë në Korçë, arrestohen 6

Një magazinë me lëndë narkotike dhe armë është zbuluar në fshatin Voskop, Korçë, gjatë një operacioni të Policisë, ku u arrestuan 6 persona, përfshirë gra.

Lënda narkotike, e dyshuar si kanabis sativa, nuk është prodhuar në zonë, por dyshohet se është transportuar nga një tjetër vend për t’u magazinuar.

Magazina, e cila ndodhej pranë rrugës nacionale Korçë-Voskopojë, ishte përdorur për ruajtjen e drogës dhe armëve.

Sipas burimeve, gratë e arrestuara, të cilat janë nga Cërriku, ishin të punësuara në këtë aktivitet të paligjshëm. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbuluar burimin dhe rrjetin e përfshirë në këtë trafik.

Të fundit