Flash News

E-TJERA

Magazina me k*nabis në Korçë, gjykata lë në burg 4 të arrestuarit

Magazina me k*nabis në Korçë, gjykata lë në burg 4

Gjykata e Korçës ka vendosur masën e arrestit me burg për katër personat e arrestuar gjatë operacionit "Voskopi", të cilët kishin shndërruar një magazinë në ambiente për përpunimin e lëndës narkotike. Të arrestuarit janë Gentian Guri, Andon Demirshan, Anesti Burda dhe Redion Hamitaj.

Këta individë akuzohen për "Prodhimin dhe shitjen e narkotikëve", kryer në bashkëpunim, si dhe për "Vjedhjen e energjisë elektrike dhe impulseve telefonike", "Prodhimin dhe mbajtjen pa leje të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", "Falsifikimin e dokumenteve" dhe "Moskallëzim krimi".

Gjatë operacionit, në magazinën e Andon Demirshanit, në fshatin Voskop, u sekuestruan 195 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, një armë zjarri pistoletë, një sasi kokaine, një leje drejtimi false, 7 celularë, një automjet, një pasaportë, 3 karta SIM dhe një shumë eurosh.

Policia ka shpallur gjithashtu në kërkim një tjetër person, Sadriano Duçi, i cili dyshohet të jetë lideri i grupit.

Të fundit