Flash News

E-TJERA

Magazina si “shtëpi bari” në Korçë, identifikohet 'koka e grupit'

Magazina si “shtëpi bari” në Korçë,

Një magazinë me lëndë narkotike dhe armë është zbuluar dje në fshatin Voskop në Korçë ndërsa disa persona kanë përfunduar në pranga.

Sakaq, një ditë më vonë, u identifikua dhe u shpall në kërkim Sadriano Duçi, i dyshuar si kreu i grupit. Ai akuzohet se mori magazinën me qira, më pas e përshtati si vend ku thahej dhe paketohej hashash. 

Policia tha se veç lëndës narkotike në magazinë u gjetën edhe armë zjarri ndërsa ende nuk dihet sasia e zbuluar.  Burime bënë me dije se sasia është e konsiderueshme dhe është duke u peshuar ndërkohë që në pranga janë 6 persona deri tani mes tyre edhe gra.

Më herët sot u zbuluan edhe emrat e të arrestuarve. Në prangat e policisë kanë përfunduar shtetasit: Gentian Guri, Andon Demirshan, Anesti Burda dhe Redion Hamitaj.

 

 

Të fundit