Flash News

E-TJERA

Majko ‘fajëson’ opozitën për votën e emigrantëve, Vasjari: Premtim i pambajtur i qeverisë ‘Rama’

Majko ‘fajëson’ opozitën për votën e

Analisti Arjan Vasjari e ka cilësuar një premtim të pa mbajtur nga ana e qeverisë ‘Rama’ çështjen për votën e emigrantëve në zgjedhjet e 25 prillit.

I ftuar në emisionin ‘Real Story’ në “News24”, Vasjari tha emigrantët shqiptarë nuk do të arrijnë që të votojnë në 25 prill, madje as edhe në zgjedhjet e 2025.

“Zoti Rama i thoshte Berishës; “Vota e emigrantëve është ujë në havale. Kur të vijmë ne do e realizojmë”. Në zgjedhjet e 2017-ës e kanë pasur në premtimet e tyre se brenda mandatit do e bënin realitet. U bënë ndryshime në kodin zgjedhor”, thotë Vasjari.

Ndërkohë, ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko akuzon opozitën për çështjen e votës së emigrantëve për zgjedhjet e 25 prillit, ende e pazgjidhur.

Majko thotë se KQZ është bllokuar dhe bëhet fjalë për një ngërç të njerëzve që nuk kanë guxim të hedhin hapin e fundit për një reformë pasi kanë frikë se pala tjetër, pra maxhoranca do të bëjë ndonjë manipulim.

“Më duket sikur po bëjmë të njëjtën bisedë si për ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Ja ku jemi Kodi Zgjedhor është ndryshuar. Unë nuk po diskutoj të drejtën kushtetuese, por diskutoj zbatimin e ligjit që është një ligj që miratohet me 3/5 dhe që pret si hap të fundit, vendimmarrjet e KQZ. E vërtetë që KQZ është bllokuar por nuk duhet ta shikojmë si shmangie totale të historisë. Është një ngërç i zakonshëm, i njerëzve që nuk kanë guxim të hedhin hapin e fundit për një reformë. Ka një frikë të natyrshme se pala tjetër që po kërkon me insistim për këtë, pra pala jonë do të bëjë ndonjë manipulim me zarfat apo ku di unë që mua më duket absurde.

Shprehja vendbanim i përhershëm është shprehje ligjore. Janë definicione ligjore. Nuk jemi duke bërë ndonjë shpikje. Kemi bërë gjëra që kanë bërë dhe shtetet e tjera. Dhe shtetet e tjera ia kanë dhënë të drejtën e votës shtetasve me vendbanim të përhershëm.
Është një kontraktim që ka filluar prej kohësh dhe duhet ta kuptojmë si realitet”, tha Majko.
 

Të fundit