Flash News

E-TJERA

Majlinda Bregu i përgjigjet ftesës së Berishës për t’u rikthyer në PD

Majlinda Bregu i përgjigjet ftesës së Berishës për

Ish ministrja e Integrimit në qeverinë Berisha, njëherësh Sekretarja e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal të Ballkanit Perëndimor, Majlinda Bregu ka komentuar ftesën e kryedemokratit, Sali Berisha për rikthimin e saj në PD.

E ftuar në Top Story në TCh, Bregu tha se nuk ka dyshime në pjesën e sinqeritetit të kësaj ftese, por shtoi se ajo tashmë ka zgjedhur një tjetër rrugë.

Po z. Berisha ka bërë një ftesë publike. Jo me letër. Unë nuk kam dyshim fare që z. Berisha do të thoshte se janë të mirëpritur të gjithë ata që u larguan ose që i larguan.

Nuk kam ndonjë dyshim në pjesën e sinqeritetit se në këtë moment duhen të gjithë. Por unë jam në tjetër rrugë, në tjetër pozicion.

Nuk është se unë jam anëtare në një parti tjetër politike që ta quaj të mbyllur. Po nga ana tjetër nuk vuaj nga ndonjë sindromë Stokholmi. Në këtë moshën tonë je gati si ajo që thoshte Antonio Gramshi, ke pesimizmin e intelektit dhe optimizmin e vullnetit. Sigurisht që jam shumë më e qartë se ç’isha dhe në 2016. Kjo më bën të kem një raport pak më të mirë në ato përsiatjet”, u shpreh Bregu.

 

Të fundit