Flash News

E-TJERA

Majori shqiptar dyshohet se ndërtoi ‘shtëpi bari’ në Holandë, çfarë thotë Ministria e Mbrojtjes

Majori shqiptar dyshohet se ndërtoi ‘shtëpi bari’ në

Një ushtarak shqiptar dyshohet të jetë përfshirë në aktivitet kriminal, kultivimin i lëndëve narkotike në Holandë.

Sipas TCH, dyshohet se Majori Ermal Dinoshi me detyrë specialist stërvitje, ka ndërtuar ‘shtëpi bari’ në Holandë. Burime nga policia holandeze kanë pohuar se Dinoshi është arrestuar fillimisht dhe më pas është vendosur që të hetohet në gjendje të lirë.

Bëhet fjalë për një ‘shtëpi bari’ e ngritur në qytetin holandez të Burnsum. Vetë Dinoshi i pyetur nga TCH ka mohuar përfshirjen e tij në kultivimin e drogës.

“Çfarë Çfarë? Absolutist JO, kujdes me privatësinë. Ju lutem kjo që thoni është e pavërtetë. Keni ngatërruar person i nderuar“, ka thënë Dinoshi.

Ministria e Mbrojtjes ka thënë për TCH se ushtaraku është përfshirë në një aktivitet për të cilin autoritetet holandeze janë duke hetuar dhe presin një raport përfundimtar. Dinoshit sipas Ministrisë i janë ndaluar të kryejë përgjegjësit e detyrës.

“Është  përfshirë në një veprimtari për të cilën autoritetet holandeze janë duke e investiguar në gjendje të lirë. Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes është në pritje të një raporti nga autoritet holandeze. Ministria e Mbrojtjes i ka ndaluar të ushtrojë përgjegjësitë e detyrën në bazë dhe ka urdhëruar kthimin e menjëhershëm në atdhe”, ka thënë Ministria e Mbrojtjes.

 

Të fundit