Flash News

E-TJERA

Makina aksidenton dy persona në Rrugën e Elbasanit, më pas përplaset me murin e selisë diplomatike

Makina aksidenton dy persona në Rrugën e Elbasanit, më pas

Një aksident u shënua pasditen e sotme në Rrugën e Elbasanit. SI pasojë, dy persona u plagosën, ndërsa më pas makina përfundoi duke u përplasur me murin e një selie diplomatike.

"Më datë 23.01.2025, rreth orës 16:20, në Rrugën e Elbasanit, shtetasi R.T, rreth 52 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke goditur fillimisht shtetasin E. E., rreth 63 vjeç, që lëvizte me biçikletë dhe shtetasen V. S., rreth 18 vjeçe, këmbësore, e më pas u përplas me murin rrethues të një ndërtese (seli diplomatike).

Dy shtetasit e dëmtuar ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve", njofton policia. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Të fundit