Flash News

E-TJERA

Makina, apartamente dhe vila/ SPAK kërkon konfiskimin e pasurisë së dy anëtarëve të një organizate kriminale

Makina, apartamente dhe vila/ SPAK kërkon konfiskimin e pasurisë

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar konfiskimin e pasurive të sekuestruara ndaj dy anëtarëve të një organizate kriminale.

Sipas SPAK, pasuritë i përkasin shtetasve Jusel Mici dhe Mendim Domi.

Konkretisht, janë sekuestruar apartamente, garazhe, automjete luksoze, llogari bankare, totali i të cilave arrin në 1,976, 870 euro dhe 9,330,062 lekë.

Pasuritë për të cilat kërkohet konfiskimi:

Apartamente dhe njësi banimi në Tiranë;

Njësi shërbimi me sipërfaqe të konsiderueshme në zonën e Bulevardit të Ri;

Vila në Gjirin e Lalzit dhe në komplekse turistike rezidenciale;

Sipërfaqe toke (arë) në zonat Mazrek, Kashar dhe Sauk;

Garazhe në Njësinë Administrative nr. 9, Tiranë;

Automjete të markave BMË dhe Audi;

Kuota pjesëmarrjeje në shoqërinë tregtare “SUPER FOODS” sh.p.k.;

Llogari bankare në Union Bank me balanca në euro dhe lekë.

Të fundit