Flash News

E-TJERA

Makina bie në humnerë, humb jetën 51-vjeçari në “Qafë Mali–Fierzë”

Makina bie në humnerë, humb jetën 51-vjeçari në

Ka humbur jetën 51-vjeçari, i cili humbi kontrollin e automjetit dhe ra në humnerë në aksin rrugor “Qafë Mali–Fierzë”.

“Mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Qafë Mali–Fierzë”, shtetasi P. U., 51 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një humnerë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, forcat zjarrfikëse dhe ambulanca, por shtetasi P. U. ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.”

Të fundit