Flash News

E-TJERA

Makina bie në kanal, humb jetën 44 vjeçari në Divjakë

Makina bie në kanal, humb jetën 44 vjeçari në Divjakë
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Divjakë- Pushimi i shoferit, në fshatin Babunjë.

Sipas të dhënave të para nga policia, makina tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal me ujë, ku për pasojë ka ndërruar jetë shoferi A. Q., 44 vjeç.

“Në aksin rrugor Divjakë- Pushimi i shoferit, në fshatin Babunjë, shtetasi A. Q., 44 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal me ujë, ku për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, bën me dije policia.

Të fundit