Flash News

E-TJERA

Makina bie në Liqenin e Fierzës, humb jetën 60-vjeçari, shpëton i biri

Makina bie në Liqenin e Fierzës, humb jetën 60-vjeçari,

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetër u shënua paraditen e sotme në Kukës.

Sipas policisë, një makinë ka humbur kontrollin dhe ka rënë në Liqenin e Fierzës. Për pasojë, humbi jetën një 60 vjeçar, ndërsa i biri, i cili drejtonte mjetin, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 11:00, në hyrje të urës së Drinit të Zi, Kukës, shtetasi A. D., banues në fshatin Mamëz, i cili udhëtonte së bashku me babain shtetasin S. D, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit dhe ka rënë në liqen, ku për pasojë pasagjeri në këtë automjet, shtetasi S. D. ka humbur jetën.

Nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses, është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të pasagjerit, shtetasit S. D., 60 vjeç, banues në fshatin Mamëz, ndërsa drejtuesi i mjetit shtetasi A. D., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

 

Të fundit