Flash News

E-TJERA

Makina bie në lumin Lana, humb jetën shoferi

Makina bie në lumin Lana, humb jetën shoferi

Një aksident u shënua mbrëmjen e sotme në Tiranë, e për pasojë një person humbi jetën.

Sipas policisë, aksidenti ndodhi në Bërxullë në drejtim të Rinasit, ku automjeti humbi kontrollin, duke rënë në lumin Lana.

"Më datë 04.05.2024, rreth orës 19:20, në Bërxullë në drejtim të Rinasit, shtetasi Xh. H., duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana. Si pasojë shtetasi Xh. H. ka humbur jetën", njofton policia. 
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të fundit