Flash News

E-TJERA

Makina bie nga disa metra lartësi, humb jetën 17-vjeçari në Bulqizë

Makina bie nga disa metra lartësi, humb jetën 17-vjeçari
Foto ilustruese

Një i ri ka humbur jetën ndërsa një tjetër është plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti automobilistik në Bulqizë.

Sipas policisë, një 17-vjeçar ka humbur jetën, kurse një 20-vjeçar është plagosur pasi makina me të cilën udhëtonin ra disa metra poshtë rrugës.

 “Rreth orës 17.00, në Trebisht, Bulqizë ka rënë disa metra poshtë rrugës një automjet dhe për pasojë dyshohet se ka humbur jetën  shtetasi F. P., 17 vjeç, dhe është dëmtuar rëndë shtetasi E. T., 20 vjeç, cili po merr ndihmë mjekësore në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Të fundit