Flash News

E-TJERA

Makina drejtohej nga 15-vjeçari, humbi jetën bashkëmoshatari, plagosën dhe dy të mitura

Makina drejtohej nga 15-vjeçari, humbi jetën bashkëmoshatari,

Një aksident i rëndë ka ndodhur në hyrje të qytetit të Poliçanit këtë mbrëmje. Një mjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi e madhe.

Për pasojë, raportohet se një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur rëndë 

Mësohet se viktima është Afisaldo Zylyftari, ndërsa të plagosurit Françesko Zylyftari dhe dy vajza, 14 dhe 16 vjeçe.

Njoftimi i policisë: 

Në rrugën rurale të fshatit Plirëz, Poliçan shtetasi F.Z., 15 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Alfa Romeo”, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A.Z (pasagjerë në mjet) rreth 15 vjeç si dhe janë dëmtuar shtetasi F.Z (drejtues mjeti), dhe dy shtetase të tjera të mitura që ndodheshin në mjet.

Të dëmtuarit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

 


 

Të fundit