Flash News

E-TJERA

Makina bie nga lartësia në aksin Berat–Poliçan, plagosen babai me dy vajzat e mitura

Makina bie nga lartësia në aksin Berat–Poliçan, plagosen

Një aksident ka ndodhur sot në fshatin Vërtop në aksin Berat–Poliçan,  ku një automjet tip “Toyota” ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi disa metra.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur shtetasi E. Sh., 40 vjeç, si dhe dy vajzat e tij, 14 dhe 9 vjeçe.

Të tre të plagosurit janë transportuar me ambulancë në Spitalin Rajonal të Beratit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të policisë, të cilat po kryejnë këqyrjen për të përcaktuar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.

Të fundit