Flash News

E-TJERA

Makina bie nga mbikalimi i Saukut në Tiranë, humb jetën një grua, plagoset një tjetër

Makina bie nga mbikalimi i Saukut në Tiranë, humb jetën një

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme mbikalimi i Saukut në Tiranë.

Nga të dhënat e para, dy makina janë përfshirë në një aksident dhe për pasojë dyshohet se një grua ka humbur jetën, ndërsa një tjetër person ështe plagosur rëndë.

Mësohet se makina që po vinte nga Elbasani ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga mbikalimi. Më pas, është përplasur me një mjet tjetër që kalonte në nënkalim. 

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë. 

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Të fundit