Flash News

E-TJERA

Makina bie nga ura e Shpatharit, 3 persona dërgohen në spital

Makina bie nga ura e Shpatharit, 3 persona dërgohen në spital

Një aksident është shënuar sot në aksin rrugor Shkodër–Vau i Dejës, ku një automjet ka rënë në ujë nga ura e Shpatharit.

Sipas informacioneve paraprake, mjeti ka përplasur barrierat anësore të urës, duke përfunduar më pas në ujë.

3 persona janë nxjerrë nga automjeti dhe janë dërguar në spitalin Rajonal të Shkodrës, teksa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISE

Rreth orës 16:10, në aksin rrugor “Mjedë-Spathar”, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqenin e Vau të Dejës. 

Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas që ndodheshin në automjet  të cilët u nxorrën nga liqeni dhe  ndodhen në spital, për mjekim.  

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Të fundit