Flash News

E-TJERA

Makina bie nga ura në Pogradec, plagosen nënë e bijë

Makina bie nga ura në Pogradec, plagosen nënë e bijë
Foto nga ngjarja

NJë aksident ka ndodhur sot në bypass-in e rrugës Zërvaskë - Qafë Plloçë, pjesë e projektit të rrugës Qukës - Qafë Plloçë.

Mësohet se një automjet i cili drejtohej nga një 27-vjeçare ka humbur kontrollin dhe ka rënë poshtë një ure.  

Si pasojë e aksidentit, janë plagosur drejtuesja e automjetit dhe nëna e saj, e cila udhëtonte si pasagjere.

Të dyja të plagosurat ndodhen në spitalin e Pogradecit dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

 

Të fundit