Flash News

E-TJERA

Makina del nga rruga dhe bie në lumë, humbin jetën dy vëllezër shqiptarë në Greqi

Makina del nga rruga dhe bie në lumë, humbin jetën dy

Dy vëllezër shqiptarë kanë humbur jetën në një aksident automobilistik në Greqi.

Prothothema raporton se bëhet fjalë për dy shqiptarë të moshës 30 dhe 29 vjeç të cilën kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes së mjetit me kangjellat e hekurit.

Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate ku mjeti me 5 pasagjerë po udhëtonte në Lamia. Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e për pasojë është përplasur me kangjellat dhe ka rënë më pas në lumin Erkyna.

Të plagosur kanë mbetur edhe një 31-vjeçar me origjinë shqiptare, një 29-vjeçar grek dhe një 22-vjeçar gjithashtu grek.

Policia është duke hetuar për shkaqet e aksidentit.

Të fundit