Flash News

E-TJERA

Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, plagoset shoferi në aksin Pukë–Qelëz

Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, plagoset shoferi

Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Pukë–Qelëz.

Mësohet se një automjet tip Audi ka dalë nga rruga në afërsi të kthesës së Qerretit të Vogël, duke përfunduar në një përrua dhjetëra metra poshtë rrugës.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit, Bardhok Pushtrija, ka mbetur i plagosur dhe po transportohet me urgjencë drejt Spitalit të Shkodrës për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, ndërsa rrethanat e aksidentit po hetohen.

Të fundit