Flash News

E-TJERA

Makina del nga rruga, humb jetën i riu në Divjakë

Makina del nga rruga, humb jetën i riu në Divjakë
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi u shënua mbrëmjen e sotme në fshatin Stravec në Divjak.

Sipas policisë, automjeti tip “Porsche” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Nga përplasja, humbi jetën një 30 vjeçar, pasagjer në mjet, ndërsa shoferi ndodhet i plagosur në spital.  

Rreth orës 19:45, në fshatin Stravec, shtetasi duke drejtuar automjetin tip “Porsche” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Si pasojë e daljes nga rruga, ka humbur jetën pasagjeri në automjet, shtetasi 30 vjeç dhe është dëmtuar drejtuesi i automjetit, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, sqaron policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

Të fundit