Flash News

E-TJERA

Makina del nga rruga në aksin Berat-Dimal, humb jetën një 33-vjeçar

Makina del nga rruga në aksin Berat-Dimal, humb jetën një
Foto ilustruese

Një aksident u regjistrua mëngjesin e së dielës në aksin rrugor Berat-Dimal.

Policia e Beratit njofton se në fshatin Otllak, G. Sh., 34 vjeç, banues në Kuçovë duke drejtuar automjetin tip BMW, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

"Në aksin rrugor Berat-Dimal, në fshatin Otllak, shtetasi G. Sh., 34 vjeç, banues në Kuçovë duke drejtuar automjetin tip BMW, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga dalja nga rruga e automjetit, ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi L. Ll., 33 vjeç, banues në Kuçovë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit", njofton policia. 

Të fundit