Flash News

E-TJERA

Makina del nga rruga në aksin Korçë-Bilisht një e plagosur

Makina del nga rruga në aksin Korçë-Bilisht një e plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin nacional Korçë-Bilisht, pranë fshatit Belorta. Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Fatmirësisht, nga aksidenti janë shënuar vetëm dëme materiale, ndërsa një pasagjere është dërguar në spitalin e Korçës për kontrolle mjekësore.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të fundit