Flash News

E-TJERA

Makina del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë”, tre të plagosur

Makina del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë”, tre të

Një aksident u shënua pasditen e sotme në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Cakranit”.

Sipas policisë, Alketa Lazaj, banuese ne Tirane 46 vjeçe duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë, të plagosur mbetën shoferja dhe dy pasagjerët në makinë.

Rreth orës 17:45, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Cakranit”, shtetasja Alketa Lazaj, banuese ne Tirane 46 vjeçe, banuese në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar shtetasja Vitori Lazaj, 70 vjeçe, e cila ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve si edhe po kryen ekzaminimet mjekësore, shtetasi Ardian Ahmetaj, 46 vjeç, banues në Itali, dhe drejtuesja e mjetit”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

 

Të fundit