Flash News

E-TJERA

Makina del nga rruga në aksin Lushnjë-Berat

Makina del nga rruga në aksin Lushnjë-Berat

Një aksident ka ndodhur pas mesnatës së sotme në aksin Lushnjë-Berat.

U raportua se një automjet ka dalë nga rruga pranë kryqëzimit të fshatit Qerret. Makina është përplasur me bankinat anësore të rrugës, të cilat depërtuan mjetin në brendësi.

Si pasojë e këtij aksidenti ka marrë dëmtime drejtuesi i mjetit E. F., i cili udhëtonte i vetëm.Ai është transportuar drejt Spitalit të Lushnjës për të marrë ndihmën e parë, ku sipas mjekëve gjendja e tij është e mirë me pak dëmtime të lehta.

Vendi ku ndodhi aksidenti është një njollë e zezë në këtë aks rrugor ku ka pasur aksidente të shumta me pasojë vdekjen.

Edhe pse njihet i tillë deri tani asnjë masë nuk është marrë për të zgjidhur këtë problematike.

Të fundit