Flash News

E-TJERA

Makina del nga rruga në aksin Peshkëpi-Vlorë, plagosen dy të huaj

Makina del nga rruga në aksin Peshkëpi-Vlorë, plagosen dy të

NJë aksident u shënua mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Peshkëpi-Vlorë.

Policia njofton se H. R., 31 vjeç, me nënshtetësi kineze,duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë, ai dhe pasagjerja, shtetase e huaj po ashtu, 61 vjeçe, ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:20, në aksin rrugor Peshkëpi-Vlorë, shtetasi i huaj me nënshtetësi kineze, H. R., 31 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja, shtetasja e huaj K. Zh., 61 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.


Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të fundit