Flash News

E-TJERA

Makina del nga rruga në aksin rrugor Fier-Mallakastër, një i vdekur dhe një i plagosur

Makina del nga rruga në aksin rrugor Fier-Mallakastër, një i

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Fier-Mallakastër.

Policia bën me dije se mjeti tip “Toyota” ka dalë nga rruga e për pasojë humbi jetën shoferi Qemal Kamberaj 64 vjeç,, si dhe u plagos pasagjeri, Asllan Kajo, 59 vjeç.

“Rreth orës 15:55, në aksin rrugor “Fier-Mallakastër”, në vendin e quajtur “Qafa e Lalarit”, shtetasi Qemal Kamberaj 64 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Toyota” ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Qemal Kamberaj , si edhe është dëmtuar shtetasi Asllan Kajo, 59 vjeç, banues në Patos, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, njofton paraprakisht policia.

 

 

Të fundit