Flash News

E-TJERA

Makina del nga rruga në aksin rrugor Korçë-Pogradec, plagosen 4 persona, mes tyre dy fëmijë

Makina del nga rruga në aksin rrugor Korçë-Pogradec, plagosen 4

Një makinë ka dalë nga rruga në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Petrushë.

Për pasojë, katër pasagjerët, mes tyre dy fëmijë, që udhëtonin në mjetin tip “Benz” kanë mbetur të plagosur.  

“Më datë 10.09.2022, rreth orës 10:45, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Petrushë, shtetasi F. H., 32 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë kanë marrë dëmtime të lehta 4 pasagjerë në mjet, konkretisht shtetaset B. T. dhe I. R., si dhe dy fëmijë të mitur, të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Pogradecit”, njofton policia.

Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale dhe po punohet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

 

Të fundit