Flash News

E-TJERA

Makina del nga rruga në Divjakë, humb jetën shoferi, plagosen 4 pasagjerët

Makina del nga rruga në Divjakë, humb jetën shoferi, plagosen 4
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor “Gradishtë-Spolat”, në Divjakë.

Sipas policisë, një mjet tip ‘Benz’ ka dalë nga rruga dhe për pasojë humbi jetën drejtuesi i mjetit me inicialet L.D, si dhe u plagosën 4 pasagjerët që udhëtonin në këtë mjet.

“Rreth orës 16:30, në aksin rrugor “Gradishtë-Spolat”, shtetasi L. D., duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë, ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit dhe janë dëmtuar pasagjerët, shtetasit Xh. S., 19 vjeç, R. D., 23 vjeç, F. C., 18 vjeç dhe D. D., 24 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit

 

Të fundit