Flash News

E-TJERA

Makina del nga rruga në Gocaj, humbin jetën babë e bijë

Makina del nga rruga në Gocaj, humbin jetën babë e bijë

Një aksident tragjik rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në aksin Lezhë–Gjadër, ku një automjet ka dalë nga rruga në zonën e Gocajt, duke u marrë jetën dy personave.

Viktimat janë Anton Keçi, 52 vjeç, dhe vajza e tij 20-vjeçare, Bora Keçi, të cilët udhëtonin së bashku në momentin e ngjarjes. Përplasja rezultoi fatale për të dy, ndërsa rrethanat e sakta të aksidentit janë ende në hetim nga autoritetet.

52-vjeçari ushtronte detyrën e shefit të Shëndetësisë në burgun e Lezhës dhe kishte një eksperiencë disa vjeçare në sistemin penitenciar. Ndërkohë, vajza e tij ishte studente në vitin e dytë në Fakultetin e Mjekësisë, duke ndjekur të njëjtën rrugë profesionale si i ati.

Sipas burimeve, të dy kishin kontribuar gjithashtu me angazhime të pjesshme në kampin e refugjatëve në Gjadër, duke ofruar ndihmën e tyre në fushën e shëndetësisë.

Të fundit