Flash News
Dhunoi për vdekje Egli Progën, Apeli lë në burg Denis Meçen
Policia apel qytetarëve: Kujdes nga aplikacioni “PLINKO”, skemë mashtrimi
Qeveria bën gati kompleksin e kullave për administratën
SPAK nis hetimet ndaj oficeres së policisë, mori 1 mijë euro ryshfet për të pushuar një çështje penale
Hetimi i SPAK për identifikimin biometrik, Celibashi: Kam zero shqetësim
Makina del nga rruga në Lushnje dhe përfundon në një grumbull hekurash, një i vdekur
Një automjet tip BMW me targa AB 507 DT ka dalë nga rruga në aksin rrugor Krutje-Pushimi i shoferit. Për pasojë një person që ka qenë në timon ka gjetur vdekjen.
Mjeti ka përfunduar në një grumbull hekurash dhe është dashur mbi një orë që të nxirret personi që drejtonte mjetin me ndihmën e zjarrfikësve dhe punonjësve të policisë së shtetit dhe qarkullimit.
Fatkeqësisht ende nuk është identifikuar viktima, ndërkohë që sipas dokumenteve të gjetura, mjeti rezulton i një kompanie që jep makina me qira.
Dyshohet se shoferi ka qenë me shumë shpejtësi dhe mjeti ka dalë nga rruga kryesore, duke kryer përplasje dhe rrokullisje, teksa është dëmtuar tërësisht duke u shembur në kanalin anësor, pranë murit të një banese.
Policia e Qarkullimit Rrugor ngriti një grup hetimor me ekspertë për rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.