Flash News

E-TJERA

Makina del nga rruga në Lushnjë, plagoset shoferi

Makina del nga rruga në Lushnjë, plagoset shoferi
Foto nga aksidenti

Një aksident u shënua mbrëmjen e sotme në fshatin Zhymë në Lushnjë.

Sipas policisë, mjeti tip "Volkswagen" ka dalë nga rruga e për pasojë u plagos shoferi Elnis Allkanjari.

“Rreth orës 20:20, në fshatin Zhymë, shtetasi E. A., duke drejtuar automjetin tip "Volksëagen", ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, është dëmtuar shtetasi E.A., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

 

Të fundit