Flash News

E-TJERA

Makina del nga rruga në Maliq, dy të plagosur mes tyre një fëmijë

Makina del nga rruga në Maliq, dy të plagosur mes tyre një

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e sotme pranë fshatit Rëmbec, në bashkinë Maliq.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, mes tyre një fëmijë.

Sipas policisë, drejtuesi i mjetit, K. D., 38 vjeç, banues në Tiranë, teksa udhëtonte me një automjet tip “Skoda”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, janë lënduar pasagjerët V. D., 36 vjeç, dhe një fëmijë 11-vjeçar, të dy banues në Tiranë. Ata janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Të fundit