Flash News

E-TJERA

Makina del nga rruga në Vlorë, plagosen 4 persona

Makina del nga rruga në Vlorë, plagosen 4 persona

Një aksident me disa të plagosur është shënuar në zonën pranë fshatit Novoselë të Vlorës.

U raportua se shoferi i një mjeti tip kamioniçinë me materiale ndërtimi ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Brenda në mjet kanë qenë 6 persona dhe 4 prej tyre kanë marrë lëndime dhe janë nisur menjëherë drejt spitalit të Vlorës për të marrë ndihmë mjekësore.

Policia mbërritur në vendngjarje po heton shkaqet e aksidentit.

Të fundit