Flash News

E-TJERA

Makina e parkuar shpërthen në flakë në Lushnje

Makina e parkuar shpërthen në flakë në Lushnje

Një defekt teknik në një mjet të parkuar pas magazinave në afërsi të stacionit të trenit në Lushnje ka shkaktuar një zjarr në zonë ditën e sotme. Si pasojë e djegies së automjetit, zjarri u përhap në fasadën e një magazine me materiale ndërtimi, duke krijuar shqetësime për një përhapje të mundshme në zonën industriale.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë reparti zjarrfikës i bashkisë Lushnje, i cili ka ndërhyrë shpejt dhe ka vënë nën kontroll flakët, duke parandaluar përhapjen e tyre. Gjithashtu, forcat e policisë kanë mbërritur për të dokumentuar ngjarjen dhe për të hetuar shkakun e zjarrit.

Sipas të dhënave të zyrtarëve të zjarrfikësve, defekti teknik në mjet ka shkaktuar zjarrin, i cili mund të kishte pasur pasoja të rënda për zonën industriale, pasi aty ndodhen shumë magazina me materiale ndërtimi, mobilje dhe objekte të tjera të ndjeshme ndaj zjarrit.

Të fundit