Flash News

E-TJERA

Makina godet kamionin, plagosen një grua dhe një 13-vjeçar në aksin Lushnjë-Berat

Makina godet kamionin, plagosen një grua dhe një 13-vjeçar

Një aksident u shënua mbrëmjen e sotme në aksin rrugor "Lushnjë-Berat".

Sipas policisë, një automjet tip "Benz" ka goditur nga pas një kamion, e për pasojë janë dëmtuar pasagjerët që ndodheshin në automjetin "Benz", L. K., 58 vjeçe dhe një i mitur, 13 vjeç.

Sot me datë 07.03.2024 rreth orës 18:40 në aksin rrugor "Lushnjë-Berat", shtetasi N. K., duke drejtuar automjetin tip "Benz" ka goditur nga pas një automjet (kamion) tip "Man" me drejtues shtetasin K. N.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjerët që ndodheshin në automjetin tip "Benz", shtetasja L. K., 58 vjeçe dhe një shtetas i mitur, 13 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

Të fundit