Flash News

E-TJERA

Makina humb kontrollin dhe del nga rruga në aksin Korçë-Pogradec, dy të plagosur

Makina humb kontrollin dhe del nga rruga në aksin

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Pogradec mëngjesin e së dielës.

Dyshohet se mjeti tip “Benz” i drejtuar nga shtetasi L. D., ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë, është dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri të cilët ndodhen në Spitalin e Korçës.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

“Më datë 02.07.2023, rreth orës 06:50, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Gurishtë, Maliq, shtetasi L. D., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi shtetasi L. D. dhe pasagjeri E. S., të cilët u transportuan për mjekim në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të daljes nga rruga”, njofton policia.

 

Të fundit