Flash News

E-TJERA

Makina humb kontrollin dhe del nga rruga, tre të plagosur në Tepelenë

Makina humb kontrollin dhe del nga rruga, tre të plagosur në

Një aksident u shënua pasditen e sotme në aksin rrugor ‘Krahës-Malas’, bë Tepelenë.

Sipas policisë, një makinë ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë, janë plagosur shoferi dhe dy pasagjerë dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

 “Rreth orës 15:05, në aksin rrugor ‘Krahës-Malas’, shtetasi E. M., 41 vjeç, banues në Memaliaj, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar shtetasi E. M. dhe 2 pasagjere në automjetin që drejtonte ai. Të tre këta shtetas janë dërguar në spital, ku janë jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Të fundit