Flash News

E-TJERA

Makina humb kontrollin në aksin Milot – Tuneli Kalimashit, humbin jetën dy të rinj, plagoset një tjetër

Makina humb kontrollin në aksin Milot – Tuneli Kalimashit, humbin

Një aksident i rëndë është shënuar në orët e vona të natës së mbrëmshme në aksin rrugor “Milot – Tuneli Kalimashit”, në vendin e quajtur “Vau Shkjeze”.

Sipas policisë, një makinë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mbrojtëset metalike.

Për pasojë, kanë ndërruar jetë dy të rinj Denis Gjeta, 30 vjeç dhe Marius Çeça 31 vjeç. Nga aksidenti, ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit M.B. 35 vjeç.

Rreth orës 02:30, në aksin rrugor “Milot – Tuneli Kalimashit”, në vendin e quajtur “Vau Shkjeze”, Rrubik, ka ndodhur një aksident automobilistik.

Shtetasi M.B. duke udhëtuar në këtë aks rrugor me automjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, ku mjeti është përplasur me mbrojtëset metalike anësore të rrugës.

Për pasojë kanë humbur jetën dy pasagjerët që ndodheshin në mjet, konkretisht shtetasit Marius Çeça 31 vjeç, dhe Denis Gjeta 30 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa drejtuesi i mjetit shtetasi M.B. 35 vjeç, ndodhet në Spitalin e Traumes Tiranë, nën kujdesin e mjekëve”, sqaron policia.

Grupi hetimor vazhdon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të fundit