Flash News

E-TJERA

Makina humb kontrollin, plagosen 4 persona në aksin Levan-Tepelenë

Makina humb kontrollin, plagosen 4 persona në aksin Levan-Tepelenë

Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik në aksin Levan-Tepelenë.

Ngjarja ka ndodhur në mesditë në zonën e Frakullit. Mësohet se një makinë tip “Toyota” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal, ndërsa janë plagosur personat që ndodheshin në mjet, të cilët janë dërguar në spitalin e Fierit për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë për të zbardhur rrethanat e aksidentit. 

 

 

Të fundit