Flash News

E-TJERA

Makina iu gjet e djegur në Pukë 8 muaj më parë, biznesmeni Davide Pecorelli është gjallë, dyshohet se inskenoi vdekjen

Makina iu gjet e djegur në Pukë 8 muaj më parë, biznesmeni

Biznesmeni italian Davide Pecorelli, makina e të cilit iu gjet e djegur në Pukë tetë muaj më parë, është gjallë.

Ai është gjetur shëndosh e mirë në Toscana tetë muaj pasi u shpall i zhdukur. Në mjetin e tij, asokohe u gjet brenda edhe një trup i djegur, por nuk u konfirmua se i përkiste Pecorellit.

Ende nuk dihen arsyet e zhdukjes së biznesmenit italian Davide Pecorelli, por dyshohet se inskenoi vrasjen për t'iu shmangur taksave dhe për të përfituar siguracionin, pasi kishte ardhur në Shqipëri për të shitur pajisje për sallone bukurie.

Lajmi është konfirmuar në mediat italiane, pasi Pecorelli ka biseduar në telefon me ish-bashkëshorten e tij.

Ai mendohej se ishte vrarë në Shqipëri, por u gjet dje në brigjet e Livornos në bordin e një gomoneje të mbytur pranë një ishulli. 

Sipërmarrësi italian është shprehur i gatshëm të japë dëshminë e tij në prokurorinë e Perugia, për të sqaruar të gjitha detajet e ngjarjes. 

Të fundit