Flash News

E-TJERA

Makina me targa të huaja që ndoqi lëvizjet e fundit të Brilant Martinaj, u çmontua në Kosovë

Makina me targa të huaja që ndoqi lëvizjet e fundit të

Zbardhen detaje të reja nga hetimet për vrasjen e Brilant Martinajt, kushëririn e Ervis Martinajt.

Ka dyshime të forta se makina me targa sllovene që vëzhgoi lëvizjet e fundit të Brilant Martinajt dhe dy miqve të tij, pas vrasjes u dërgua për tu çmontuar për pjesë këmbimi në një servis në Kosovë. Autoritetet Sllovene kanë njoftuar zyrtarisht me letërporosi prokurorinë shqiptare për informacionet që ata kanë në lidhje me automjetin. Hetuesit e huaj tashmë i kanë orientuar grupin hetimor shqiptarë të përqendrohen në Kosova në kërkim të gjurmëve dhe provave të atentatit mafioz.

Pas marrjes së përgjigjes së letërporosisë së parë, prokuroria e Tiranës ka nisur një letërporosi të dytë në drejtim të drejtësisë Sllovene, për të kërkuar më shumë të dhëna mbi automjetin. Gjithashtu burime konfirmojë se prokuroria ka nisur letërporsi edhe autoriteteve kosovare. Hetuesit tanë kërkojnë  informacion edhe nga Kosova në lidhje me servisin e makinave, ku do të bëhej çmontimi i automjetit në fjalë.

Prokurorët kërkojnë që të zbulojnë se kush është personi që e mori makinën në servis. Po ashtu edhe se kush e dërgoi mjetin për ta çmontuar. Nëse kjo e dhënë sigurohet, atëherë prokurorët mund të kenë një piste të re që mund të çojnë në zbulimin e autorëve të krimit të rëndë. 

Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha, u ekzekutuan në 17 Korrik të 2022 tek mbikaliami i Fush-Krujës, në një atentat të mirëorganizuar. 

 

 

Të fundit