Flash News

E-TJERA

Makina merr përpara barrierën e rrugës dhe hipën mbi trotuar në Tiranë

Makina merr përpara barrierën e rrugës dhe hipën mbi trotuar

Një aksident ka ndodhur këtë të Hënë në Tiranë.

Një makinë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke thyer barrierat e vendosura.

Sikurse shihet dhe në foto makina ka përfunduar mbi trotuar duke rrezikuar dhe këmbësorët.

Fatmirësisht nuk raportohet për të plagosur.

Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga ana e policisë.

Të fundit