Flash News

E-TJERA

Makina në flakë, gjendet i djegur në sediljen e shoferit një person në Qafën e Llogarasë

Makina në flakë, gjendet i djegur në sediljen e shoferit një

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Qafës së Llogarasë, ku një automjet është gjetur duke u djegur.

Sipas Policisë, brenda mjetit dyshohet se ka humbur jetën një person ende i paidentifikuar, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Njoftimi:

Rreth orës 14:35, pas një njoftimi të marrë në sallën operative të DVP Vlorë, shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendit të quajtur “Qafa e Llogarasë”, ku kanë konstatuar një automjet duke u djegur. Brenda automjetit dyshohet se si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën dhe është djegur një shtetas ende i paidentifikuar, në sediljen e drejtuesit të mjetit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin e viktimës dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

 

Të fundit