Flash News

E-TJERA

Makina përfshihet nga flakët në aksin Gjirokastër-Kakavijë, dyshohet shkëndijë elektrik

Makina përfshihet nga flakët në aksin

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të marte teksa ishte në lëvizje në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, ku një makinë tip "BMW", e drejtuar nga 31-vjeçari N.G., banues në Fier, është përfshirë nga zjarri, duke pësuar vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.

Të fundit