Flash News

E-TJERA

Makina përfundon në kanal në aksin Berat–Lushnje, plagoset çifti i bashkëshortëve

Makina përfundon në kanal në aksin Berat–Lushnje, plagoset

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin nacional Berat–Lushnje, në afërsi të fshatit Çukas, ku një automjet tip “Chevrolet” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin kullues anësor.

Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, duke bërë që automjeti të përfundojë jashtë rruge. Në automjet udhëtonin dy bashkëshortë, të cilët po lëviznin në drejtim të Tiranës.

Për nxjerrjen e tyre nga mjeti ka qenë e nevojshme ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës të Lushnjes. Të dy të lënduarit kanë pësuar dëmtime të rënda dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Lushnjes.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të aksidentit. 

Të fundit