Flash News

E-TJERA

Makina përfundon në kanal në aksin Elbasan-Cërrik, dy të plagosur

Makina përfundon në kanal në aksin Elbasan-Cërrik, dy

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin Elbasan-Cërrik, në afërsi të kryqëzimit të Jagodinës.

Në ngjarje janë përfshirë dy automjete, ndërsa njëra prej tyre ka përfunduar në një kanal me ujë pranë rrugës.

Përplasja ka qenë e fortë dhe nga aksidenti janë plagosur dy persona, të cilët u dërguan menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Gjendja e tyre shëndetësore ende nuk është bërë e ditur.

Të fundit