Flash News

E-TJERA

Makina përfundon në kanal te “Ura e Dajlanit”, plagoset shoferja 24-vjeçare

Makina përfundon në kanal te  “Ura e Dajlanit”, plagoset

Një aksident është shënuar pasditen e sotme në hyrje të qytetit të Durrësit.

Siç duket edhe nga foto, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal tek vendi i quajtur “Ura e Dajlanit”.
Si pasojë, ka mbetur e plagosur drejtuesja Xh. K., rreth 24 vjeçe. 

"Rreth orës 17:15, tek vendi i quajtur “Ura e Dajlanit”,  automjeti me drejtuese shtetasen Xh. K., rreth 24 vjeçe,  dyshohet  se si pasojë e humbjes së kontrollit  mbi drejtimin automjetit nga ana e 24 vjeçares, ka dalë  nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Si pasojë, 24-vjeçarja ndodhet në spital duke marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën", njofton policia. 

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Të fundit