Flash News

E-TJERA

Fier/ Makina përplas 12-vjeçarin që lëvizte me biçikletë, shoqërohet shoferi

Fier/ Makina përplas 12-vjeçarin që lëvizte me
Foto ilustruese

Aksidentohet një i mitur në qytetin e Fierit.

Sipas policisë, V. V., ka përplasur me automjetin tip "Benz"  një të mitur 12 vjeç, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.

“Rreth orës 18:10, në lagjen "1 Maji", automjeti tip "Benz"  me drejtues shtetasin V. V., ka përplasur një shtetas të mitur 12 vjeç, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.

Shtetasi i mitur ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi V. V. u shoqërua në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

 

Të fundit